Kulturë Kino

Filmi “Pa Vend”, shfaqet si premierë portugeze në Festivalin e Filmit Indie Lisboe

Filmi kosovar “Pa Vend”, nga Samir Karahoda, është përzgjedhur në seksionin konkurrues të filmave të shkurtër në Festivalin e Filmit Indie Lisboa.

Filmi do të jepet më 6 maj, kur edhe regjisori Karahoda do të jetë prezent në “Auditorium Cuturgest-Small” nga ora 19:15.

“Ky shfaqje do të jetë edhe si premierë portugeze. Faleminderit Indie Lisboa për këtë përzgjedhje”, thuhet në faqen zyrtare të filmit.

Filmi “Pa vend” i zhanrit docu-fiction përcjellë përpjekjet e vazhdueshme të Jetonit dhe Ermeganit të udhëhequr nga trajneri i tyre Rifati që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë duke zhvilluar gjenerata të reja të ping pongistëve.