Kulturë Kino

Filmi “Pa Vend” shfaqet edhe në Francë

Filmi kosovar “Pa Vend”, po vazhdon të shfaqet në Festivalet e filmit në botë.

“Pa Vend” me regji nga Samir Karahoda, së fundmi u shfaq edhe në Francë.

Në sallën Jean Cocteau  në Festivalin e Filmit të Shkurtë Clermont-Ferrand Short Filmfestival të Francës.

Kjo është bërë e ditur nga llogaria e filmit në Facebook, sipas njoftimit kjo ishte shfaqja e pestë  gjatë të këtij festivali ndërsa edhe dy të tjera do të shfaqen deri më datën pesë shkurt, kur edhe përfundon edicioni i 44’të i festivalit.

Festivali, Clermont-Ferrand, është ndër më të rëndësishmit në botë për filmat e shkurtër dhe këtë vit nga 6200 aplikime 77 u zgjodhën për pjesëmarrje.

Filmi “Pa Vend” garon në programin ndërkombëtar.