Kulturë Kino

Filmi “Pa Vend” përzgjidhet për të garuar në festivalin “Sundance”

“Pa vend” është përzgjedhur në programin garues të filmave dokumentar të shkurtër të festivalit “Sundance”.

Filmi “Pa Vend” nga regjisori Samir Karahoda është pranuar në programin garues të filmave dokumentar të shkurtër të festivalit “Sundance”, i cili do të mbahet në Utah gjatë muajit janar.

Ky film, tregon rrëfimin e një grupi entuziastësh që me çdo kusht donin ta mbanin gjallë sportin e pingpongut në Kosovë. Filmi ka arritur të fitoj 7 çmime në festivale brenda vetëm 5 muajve dhe të jetë pjesë e festivaleve më të mëdha të filmit në botë.

Filmi “Pa Vend”

Pas premierës botërore filmi arriti suksese nëpër festivale prestigjioze të filmit, duke kulminuar me çmimin kryesor ‘IMDB Pro Short Cuts’ në njërin ndër festivalet më të rëndësishëm në botë ‘Toronto International Film Festival’.

Me këtë çmim, ‘Pa vend’ zyrtarisht kualifikohet për kategorinë e filmit të shkurtër për Oscars 2022.

“Pa Vend” gjithashtu është i nominuar për filmin më të mirë Evropian. Ceremonia e ndarjes së çmimeve nga Akademia Evropiane e Filmit do të mbahet sonte nga ora 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK./SHQIP.com