Kulturë Kino

Filmi “Pa Vend”, fiton çmimin e parë në Sundance Film Festival

“Pa Vend” ka fituar çmimin e parë në Sundance Film Festival.

Filmi Kosovar “Pa Vend” nga regjisori Samir Karahoda fiton çmimin si filmi më i mirë i shkurtër dokumentarë në edicionin e vitit 2022 të Festivalit të Filmit Sundance.

Kjo është bërë e ditur nga faqja e filmit në Facebook.

Sipas tyre, Juria e filmave të shkurtër përbërë nga Penelope Bartlett, Kevin Jerome Everson, dhe Blackhorse Loëe.

Të cilët kishin deklaruar: “Xhiruar dhe montuar me mjeshtëri, me një ndjeshmëri sfilitëse që e bën atë pothuajse të ndihet si film narrativ, ky vëzhgim delikat, i saktë i një komuniteti të vendosur për të pasur sukses dhe të shkëlqejë në sportin e tyre të dashur, pavarësisht mungesës së burimeve, apo edhe një vendi për t’u mbledhur për lojë, flet fuqishëm për qëndrueshmërinë njerëzore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, filmi “Pa Vend” ditë më parë është shpallur filmi më i mirë i shkurtë në Edicionin e 33- të Festivalit të filmit në Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema.