Kulturë Kino

Filmi “Oppenheimer” refuzohet nga Japonia, shkak bomba atomike e përdorur në Hiroshima

Filmi i fundit i regjisorit amerikan Christopher Nolan, “Oppenheimer”, po bën xhiron e kinemave në mbarë botën, me përjashtim të Japonisë, për shkak të bombës atomike të përdorur në Hiroshima.

Distributori i filmit në vendin ishull, Toho-Tova, ende nuk ka shpallur datën e publikimit të filmit, i cili ka të bëjë me krijimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore nga shkencëtari J. Robert Oppenheimer që u përdor për të shkatërruar Hiroshimën dhe Nagasakin në gusht të vitit 1945.

Shumica e vizitorëve japonezë në Parkun Përkujtimor të Paqes thanë se nuk kishin dëgjuar për filmin, i cili nuk është reklamuar shumë në Japoni, pasi ngjall shumë debat.

/Shqip.com