Kulturë Kino

Filmi kosovar “Vera andrron detin”, shfaqet në Portugali

Filmi i suksesshëm kosovar, “Vera Andrron Detin”, po vazhdon të shfaqet në kinematë e botës.

Në javën e ardhshme, filmi pritet të shfaqet në Portugali.

Siç thuhet në njoftim, filmi do të shfaqet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Porto Femme”.

Festivali pritet të mbahet nga data 18-23 prill.

“Vera Andrron Detin”, është me regji të Kaltrina Krasniqit.

Filmi ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

/Shqip.com