Kulturë Kino

Tjetër sukeses, filmi kosovar “Vera Andrron Detin” fiton dy çmime në Bienalen e Venedikut

Përfaqësuesit e filmit kosovar “Vera Andrron Detin”

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi me produksion kosovar, “Vera Andrron Detin” ka fituar dy çmime në Bienalen e Venedikut.

Filmi i regjisores Kaltrina Krasniqi i ka marrë këto dy çmime me vlerësimin e asociacionit të regjisorëve dhe profesionistëve në këtë event.

Filmi ka fituar çmimin ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’.

Mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thurë me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’ me rastin e dhënjes së çmimit.

Çmimet janë dhënë nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve të filmit të akredituara në kuadër të Festivalit të Venedikut”, shkruan QKK në Facebook./SHQIP.com