Kulturë Kino

Filmi kosovar “Vera andrron Detin” do të shfaqet në Beograd

'Vera andrron detin"

Filmi kosovar “Vera andrron Detin”, po vazhdon rrugëtimin artistik në kinematë botërore.

Së fundmi, filmi me regji të Kaltrina Krasniqit do të shfaqet edhe në Beograd.

“Edicioni i 18-të i Festivalit të Filmit Slobodna Zona – Beograd është destinacioni ynë i radhës”, thuhet në njoftim.

“Vera andrron detin” do të jetë gjithashtu pjesë e platfomrës amerikane HBO Max.

“Vera andrron detin”, filmi i metrazhit të gjatë artistik me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, nga tani e tutje do të jetë pjesë e HBO Max, platformës amerikane të transmetimit të filmave, serialeve dhe kanaleve televizive”, thuhet në njoftimin e Qendrës së Kinematografisë së Kosovës.

Filmi, së fundmi është shfaqur në në Festivalin Ndërkombëtar të filmit “QISAH”, në Londër.

/Shqip.com