Kulturë Kino

Filmi “Sofra e Varrit”, merr çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit – FerFilm

Lufta e fundit në Kosovë, sakrificat e frikën e asaj kohe po e prezanton në mënyrë artistike në botë filmi “Sofra e Varrit”.

Filmi i metrazhit të shkurtër me regji të Mirak Zymberaj dhe skenar të Mentor Zymberaj, po vazhdon të shfaqet në kinematë botërore.

Së fundmi, filmi ka marrë edhe një çmim në “FERFILM International Film Festival”.

Regjisori Mirak Zymberaj, për Shqip.com, tha se ky çmim i përket kategorisë kryesore të festivalit.

“Konkurrenca ndërkombëtare ishte mjaft e madhe kështu çmimi kryesore ju nda tre filmave në konkurrencën e filmit të shkurtër artistik. Ndërsa edhe më të rëndësishëm e bën çmimin pasi që Sofra e Varrit (The Table Of Grave) ishte filmi i vetëm kosovar qe fitoj në këtë konkurrencë ndërkombëtare’, tha Zymberaj.

Lexo edhe:
Varri- shpëtim për të gjallin

Tutje Zymberaj tha se filmi po pritet mjaft mirë dhe po vlerësohet në botë.

“Prezantimi i tillë në botë është shumë i rëndësishëm për kinematografinë kosovare dhe për artin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Filmi si nga juria ndërkombëtare ashtu edhe nga kritikët e filmit është pritur me vlerësimet më të larta artistike dhe profesionale. Sidomos është e rëndësishme tema e filmit e cila trajton ngjarjen e luftës në Kosovë në vitin 1999”, tha regjisori Zymberaj.

Regjisori i filmit “Sofra e Varrit”, Mirak Zymberaj
Lexo edhe:
Filmi “Sofra e Varrit”, shënon suksesin e radhës në Greqi

Filmi u selektua dhe u prezantua në shumë festivale ndërkombëtare si në: New York, Venecia, Moskë, Indi, Londër, Bullgari, Turqi, Maqedoni, Mal të Zi, e Greqi.

E po ashtu filmi ka filluar që të prezantohet edhe në kinematë e Japonisë./Shqip.com

Lexo edhe:
“Sofra e Varrit”, fiton çmimin kryesor në ‘INONU Film Festival’