Kulturë Kino

Filmi kosovar do të shfaqet në Uells

Filmi me regji të Kaltrina Krasniqit, “Vera Andrron Detin”, do të shfaqet në Uells.

Sipas njoftimit filmi do të shfaqet në mars në kuadër të festivalit “Wales one World”.

“Ne do të shkojmë në Uells këtë mars! Filmi ynë do të shfaqet si pjesë e edicionit të 22-të të Festivalit të Filmit”, thuhet në njoftim.

Filmi gjithashtu do të shfaqet më 5 mars në kuadër të festivalit ‘Athena Film Festival’.

Ky është edicioni i 13-të i festivalit.

‘Vera andrron detin”

Filmi “Vera andrron detin” është bashkëprodhim Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

Filmi ka si personazh kryesor Verën, përditshmëria e qetë e së cilës, çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hap rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

/Shqip.com