Kulturë Kino

Filmi i ri “No Time To Die” po konsiderohet fantastik nga shikuesit e filmave aksion

Filmi “No Time To Die”

Filmi i ri “No Time To Die” është quajtur “brilant, epik dhe mbresëlënës” nga fansat e përkushtuar të filmave aksion disa orë pas publikimit në kinema.

Pas premierës botërore në Royal Albert Hall të martën, kritikët lavdëruan filmin, i cili mori pak kohë për të publikuar datën e lansimit.

Aktori i njohur, Daniel Craig, i dha fund mandatit të tij si James Bond pasi i’u nënshtrua atij roli për 15 viteve radhazi.

“No Time To Die” është filmi i tij i pestë dhe i fundit në të cilin mund ta shohim.

Filmi është përshkruar nga kritikët si “një fund i përshtatshëm për epokën e Craig”, pak kohë pasi doli lajmi se kush do të jetë aktori që do të luaj rolin e James Bond.

Komentet e publikuar nga fansat e përkushtuar të filmave të Bond thonë: ‘James Bond ishte i shkëlqyeshëm. No time to die është një film i veçantë, special dhe një fund perfekt i karrierës të Daniel Craig si Bond./SHQIP.com