Kulturë Kino

Filmi i ri i Avatar: Regjisori shpjegon arsyen pse filmi është kaq i gjatë

Vazhdimi i Avatar, “The Way Of Water”, do të zgjasë plotë 2 orë e 40 minuta.

Për këtë ka folur regjisori James Cameron.

Sipas Cameron, synimet e tij për filmin ndikuan edhe në gjatësinë që filmi do të kishte:

“Qëllimi është të tregojë një histori jashtëzakonisht bindëse mbi baza emocionale. Unë do të thoja që theksi në filmin e ri është më shumë te karakteri, më shumë te historia, më shumë te marrëdhëniet, më shumë te emocionet”, tha ai.

“Ne nuk shpenzuam aq shumë kohë për marrëdhënien dhe emocionet në filmin e parë sa në filmin e dytë, dhe sigurisht që është një film më i gjatë, sepse ka më shumë personazhe. Ka më shumë histori për t’u treguar.”

Filmi i ri do të publikohet më 16 dhjetor 2022 dhe do të tregojë ngjarjet 10 vjet pas atyre të filmit të parë.

/Shqip.com