Kulturë Kino

Filmi gjerman që tregon tmerrin e Luftës së Parë Botërore, kandidat në “Oscar”

Filmi gjerman, që përshkruan luftën “All Quiet on the Western Front” është përzgjedhur në listën e filmave kandidatë për çmimet Oscar.

Filmi me regji të Edward Berger, hyri në listë me 15 kandidatë, nga 92 vende që aplikuan për Oscar në kategorinë e “Filmit Ndërkombëtar për Vitin 2023”.

“All Quiet on the Western Front” tregon tmerrin e Luftës së Parë Botërore nga këndvështrimi i një ushtari të ri. Rolin kryesor e luan austriaku Felix Kammerer.

Filmi është bazuar në historinë e librit të Erich Maria Remarque, të vitit 1929.

Përveç Gjermanisë në listën e kandidaturave për Çmimet Oscar u përfshinë gjithashtu, filma si “Corsage” (Austri), “Saint Omer” (Francë) dhe “Bardo: False Chronicle of a Handful of Truths” (Meksikë).

/Shqip.com