Kulturë Kino

Filmi “Blonde” duartrokitet për 14-minuta në premierën botërore në Venecia

Ana De Armas shpërtheu në lot ndërsa “Blonde” mori një duartrokitje 14-minutëshe në premierën botërore në Festivalin e Filmit në Venecia.

Shfaqja e “Blonde” thuhet se u prit me duartrokitje për 14-minuta, në Festivalin e këtij viti, i cili njihet për duartrokitjet e tij të gjata.

Blonde, prodhuar nga Brad Pitt, ka marrë vlerësime të mira nga kritikët, me performancën e Anës që u cilësua si ‘e jashtëzakonshme’ nga kritikët e shumtë.

Karriera e Marilyn Monroe ka përndjekur Hollivudin për më shumë se 50 vjet, jeta, puna dhe vdekja e saj e parakohshme janë subjekt i proceseve gjyqësore dhe debateve të pafundme.

Po ashtu dokumentari “Misteri i Marilyn Monroe: Kaseta të Padëgjuara”, zhytet në historitë e zymta që rrethon Monroe, duke prekur të gjitha temat shumë të njohura të traumës dhe varësisë.

“Goddess”, botuar në 1985, është një biografi, plot biseda me bashkëpunëtorët dhe aleatët e Monroe.

“Misteri i Marilyn Monroe: Kaseta të Padëgjuara” vë në skenë këto momente bisede dhe marrjeje në pyetje me aktorë të viteve ’70 dhe ’80, të veshur me kostum, duke sinkronizuar audion me dekorin edhe më të bukur të viteve ’70 dhe ’80.

“Blonde” del në Netflix më 28 shtator.