Kulturë Kino

Filmat që “PriFest” do të shfaq në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit, PriFest, ka filluar shfaqjen e filmave në Tiranë.

Filmi i parë që u shfaq është filmi ukrainas ‘Klondike’, i nominuari për Oscar nga Ukraina dhe fitues i çmimit Best Global Film në PriFest 14.

Eventi kulturor ‘PriFest në Tiranë Tulla në Prishtinë’ do të zgjasë deri më 30 tetor.

Sonte “PriFest”, do të shfaq dy filma të shkurtër, North Pole, nga Marija Apcevska, Maqedoni e Veriut dhe Serbi, 15 minuta dhe To Vancouver, nga Artemis Anastasiadou, Greqi, 24 minuta.

Kurse të dielën do të jepet shfaqja e filmit dokumentar Come on Time, nga Chris Vernon.

/Shqip.com