Kulturë Kino

Filmat më të suksesshëm të Kinematografisë së Kosovës gjatë vitit 2021

Në mesin e shumë sukseseve që përcjellën artin në Kosovë në vitin 2021, kinematografia ishte ajo që lulëzoi kulturën kosovare në botë.

Shumë filma u bënë pjesë e festivaleve më të mëdha në industrinë e filmit në botë, duke u nominuar edhe për “Oscars”.

E, ky mund të konsiderohet si suksesi më i madh deri tash në Kinematografinë e Kosovës: nominmi i filmit ”Zgjoi” për “Oscars”.

”Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës. Fahrije Hoti, e pa shpresë, dhe me pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë, e vendosur të fillojë një biznes për të dalë nga vështirësitë dhe për të ndihmuar familjen. Ajo mbledh gra të fshatit dhe fillojnë biznesin, shet ajvarin me salcë dhe piper të kuq. Duke gjetur kështu ngushëllim tek njëra tjetra, dhe duke menduar për një të ardhme të ndritur.

Filmi “Vera Andrron Detin”, është filmi tjetër që përfaqësoi Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, duke u shbërblyer kështu me Grand Prix / The Governor of Tokyo Award, çmimin kryesor të këtij festivali.
”Vera Andrron Detin” është me regji të Kaltrina Krasniqi dhe skenar nga Doruntina Basha.

Në film përditshmëria e qetë e Verës (64) çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për njëparadë të padëshiruar kërcënimesh nga kusherinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se dota fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyejnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.


Filmi “Pa Vend”, hyn në mesin e 5 filmave më të mirë evropian

Filmi “Pa vend” nga Samir Karahoda nominohet për Çmimin prestigjioz të Akademisë Evropiane të Filmit, e cila nderon arritjet më të mëdha në kinematografinë evropiane. Ky është nominimi i parë për një regjisor nga Kosova.


Në anën tjetër filmi “Virgjëreshat Shqiptare’ nga Bujar Alimani, ka fituar Çmimin Special të Jurisë në kategorinë kryesore dhe Çmimin e Jurisë Ekumenike në Varshavë.

Si dhe ‘Luaneshat e Kodrës’ nga Luàna Bajrami është shpërblyer me çmimin ‘FIPRESCI’ që ndahet nga Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Fimit (Fipresci) për regjisorët nga Evropa Lindore me filmin e parë ose të dytë të gjatë.