Lajme

Fillon vendosja e kamerave të sigurisë në shkollat e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka filluar pajisjen e shkollave të saj me kamera të sigurisë.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati.

Musmurati tha se rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen.

“Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës. Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë”, shkroi Musmurati në Facebook.

Krahas kësaj, Musmurati tha se plani për siguri në shkolla ka filluar të jetësohet.

/Shqip.com