Lajme

Fillon vendosja e barrikadave në Leposaviq

Barrikadat në Leposaviq

Radio Televizioni i Serbisë raportoi se në Leposaviq vetëm se kanë nisur të vendosen barrikada nga serbët lokalë pas tensioneve dhe përpasjeve që ndodhën në rastin e planifikimit për të nisur punën nga objektet zyrtare komunale të kryetarëve të rinj.

Megjithatë një informacion i tillë ende nuk është konfirmuar nga terreni, por se një raportim i tillë erdhi nga RTS-ja.

Sipas Radio Evropës së Lirë, disa kamionë janë parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Komunës së Leposaviqit.

Ndërsa sipas Kallxo.com dy kamionë janë dërguar në afërsi të Komunës së Leposaviqit, aty ku gjatë ditës kryetarët të kësaj komune, Lulëzim Hetemit, i është ndaluar hyrja në objekt.

/Shqip.com