Lajme

Fillon shpërndarja e thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), sot gjatë ditës së martë ka filluar që të shpërndajë thëngjill falas për punëtorët e saj.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook nga Sindikata e Re KEK.

“Sot fillojë shpërndarja e thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut.  Urime, ta shpenzoni më të mira në familjet tuaja”, thuhet në postimin e kësaj sindikate.

Këtë muaj, Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që ju ndalonte punëtorëve të KEK-ut marrjen falas të thëngjillit nga Korporata Energjetike e Kosovës.

/Shqip.com