Sport Shqiptar

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosova-Armenia

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se biletat për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, sapo kanë dalë në shitje, shkruan Shqip.com.

Kosova do të luajë ndaj Armenisë në ndeshjen që zhvillohet më datë 16/11/2022 në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

FFK ka njoftuar tashmë se biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje dhe ato mund t’i blihen përmes platformës online në linkun e përhershëm.

Çmimet e biletave janë do të jenë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri.

Linku për blerjen e biletave: https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do.

Njoftim në lidhje me blerjen e biletave

VINI RE!

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do.

/Shqip.com