Sport Shqiptar

Fillon shitja e biletave për ndeshjen e Ballkanit

FC Ballkani

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do të fillojë garat në Champions League në fund të kësaj jave.

Derisa, të mërkurën kanë filluar edhe shitja e biletave për këtë ndeshje, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Biletat mund të blihen online, në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Çmimet e biletave në jug dhe veri di të jenë tri euro, derisa në lindje pesë.

Ndërsa, kostoja e biletave do të jetë më e madhe në perëndim dhe VIP.

Në perëndim do të kushtojë tetë euro dhe VIP 20 euro.

Ballkani më pesë korrik do të përballet me Zalgiris, me ndeshjen që fillon në ora 20:00./Shqip.com