Sport Shqiptar

Fillon seria e play-off-it, Golden Eagle Ylli nis mbrojtjen e titullit

Sonte do të nisë faza e “play-off”-it në Superligën e basketbollit. Golden Eagle Ylli do ta nisë rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit të kampionit të Kosovës, të cilin e fitoi në dy sezonet e fundit.

Therandasit e duan titullin e tretë radhazi, por fillimisht duhet t’i kalojnë disa pengesa.  Ekipi nga Suhareka do të përballet me Vëllaznimin në çerekfinale të fazës eliminuese.

Yllit i nevojiten dy fitore ndaj gjakovarëve për ta prekur gjysmëfinalen, aty ku do ta presë Peja. Dhe, nëse e eliminon edhe ekipin verdhezi, ekipi therandas më pas do ta kërkojë trofeun në finalen e madhe.

Ndërkohë, Kuqezinjtë do ta kërkojnë mrekullinë në çerekfinale, edhe pse janë të vetëdijshëm se kundërshtari është më cilësor dhe më i fuqishëm. Për Vëllaznimin, kjo do të jetë hera e parë që do të luajë në “play-off”.

KB Trepça

Sfida mes Yllit dhe Vëllaznimit do të fillojë në orën 20:00. Kurse, nesër mbrëma do të luhet një tjetër ndeshje e “play-offit”, Trepça – Bashkimi.

/Shqip.com