Ekonomi

Fillon rimbursimi i 10%-shit të tërhequr nga TRUST

Ilustrim.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ka transferuar në llogarinë e TRUST-it mjetet për rimbursimin e një pjese të kontribuesve, të cilët kanë tërhequr kontributet pensionale gjatë periudhës dhjetor 2021-prill 2022, sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Shpërndarja nëpër llogari të 12,090 kontribuesve është realizuar nga TRUST-i gjatë ditës së sotme, në përputhje me metodologjinë e dakorduar në mes të MFPT-së dhe TRUST-it.

“Rimbursimi këtë vit është bërë për personat, të cilët kanë dalë apo pritet të dalin në pension deri në fund të vitit 2023. Rimbursimi do të vazhdojë vitin e ardhshëm për personat që pritet të dalin në pension gjatë vitit 2024 e kështu me radhë, deri në përmbylljen e plotë të rimbursimit për të gjitha gjeneratat e tjera deri në vitin 2028”, thuhet në njoftim.

Tutje, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka thënë se do të sigurojë shumën vjetore të rimbursimit, ndërsa TRUST-i do të bëjë shpërndarjen e shumave direkt tek qytetarët.

Pra, për rimbursim nuk do të ketë nevojë për aplikim, pasiqë rimbursimi realizohet automatikisht nga TRUST-i.

/Shqip.com