Lajme

Fillon raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel, 18 gusht 2022

Ka nis raundi i dytë i takimit trepalësh ndërmjet përfaqësuesve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Më herët, veçmas, kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borell dhe i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kanë biseduar me Kurtin dhe Vuçiqin.

Në takimin trepalësh mori pjesë edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Lexo edhe:
Përfundon biseda trepalëshe, Kurti dhe Vuçiq i vazhdojnë takimet ndaras me BE-në

Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel.

Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret.

Takimin e së enjtes e ka kërkuar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, më 31 korrik./Shqip.com