Lajme

Fillon publikimi i orarit të seancave në mënyrë digjitale në Pallatin e Drejtësisë

Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka filluar të aplikoj publikimin e orëve të seancave gjyqësore në një ekran në objektin e Pallatit të Drejtësisë.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, ka thënë për Shqip.com, se seancat e shfaqura në ekranin e vendosur janë ato seanca të cilat publikohen edhe në orarin e faqes se gjykatës.

“Ju konfirmojë se dje me datë 06.06.2022 janë vendosur monitorët në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në objektin A dhe D të Pallatit të Drejtësisë. Monitorët e vendosur janë formë më e avancuar ku shfaqet orari i seancave gjyqësore  të caktuara përmes SMIL. Projekti është përkrahur nga KGJK dhe nga UNDP”, ka thënë Gashi./Shqip.com

Gjykata Themelore Prishtinë