Kulturë

Fillon propaganda e mediave serbe për përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovizion

Albin Kelmendi së bashku me familjen e saj do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion 2023 i cili do të mbahet në Liverpool të Anglisë.

Por mediat në Serbi kanë filluar propagandën kundër kësaj ngjarje me pretekstin që Shqipëria po shkel rregullat e Eurovizionit me një përfaqësuese e cila është me origjinë nga Kosova.

Artikulli i njërës medie në Serbi mbanë titullin “ Skandal: Shqipëria shkel rregullat e Evrovizionit, publiku i tmerruar: Përfaqësuesja e saj këndon për shtetin e rremë të Kosovës”.

“Konkursi i Këngës në Eurovizion nuk ka filluar ende dhe Shqipëria tashmë ka krijuar një skandal që ka tmerruar publikun. Ata kanë zgjedhur përfaqësuesen e tyre për Eurovizionin e vitit të ardhshëm në Liverpul, përfaqësuar nga Albina dhe Familja Kelmendi”, shkruan media në fjalë.

Pse Albina dhe familja e saj këndojnë për Kosovën, cilësohet skandaloze dhe e dënueshme me rregullat e festivalit të këngës më të madh ndërkombëtar.

“Ajo që është veçanërisht skandaloze në të gjithë situatën është se Albina këndon për të ashtuquajturën Kosovë, ku ajo përndryshe është vendase. Meqenëse këngëtarja është një vendas i Pejës, masa e Shqipërisë shkel rregullat e përcaktuara me rreptësi të Eurovizionit. Albina këndon për Kosovën në këngën e saj, dhe përfaqëson Shqipërinë – e cila është e pakapërcyeshme dhe e dënueshme me rregulla”.

Gjykim ka edhe për tekstin e këngës duke thënë se ‘qytetarët evropianë se pritën mirë temën e tradhëtisë dhe divorcit në çift”.

Realisht, teksti i këngës flet për lidhjen në çiftë dhe harmoninë që duhet ta ketë çdo familje.

Kurse, krahas kësaj ne mund të përmendim se nuk është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet nga një shtetas i Kosovës.

Zëri kumbues i mitrovicasës, Rona Nishliu bëri jehonë në Eurovizionin 2012 në Baku të Azerbejxhanit. Nishliu po ashtu ishte përfaqësuese e Shqipërisë në këtë festival.

Pas Rona Nishliut, edhe Lindita Halimi ndezi skenat e Eurovizionit në vitin 2017 si kosovare që përfaqësoi Shqipërinë.

Kujtojmë se në edicionin e fundit të Eurovizion, Ukraina ishte fituese ndërsa, zhvendosja e këtij festivali u bë në Angli për shkak të situatës së tensionuar në vendin ukrainas.

/Shqip.com