Lajme Botë

Fillon një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s në Baltik

Një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s në Baltik tani është duke u zhvilluar.

Të quajtura “Iriqi” (Hedgehog), stërvitjet përfshijnë 10 vende, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, të cilat pritet të aplikojnë zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën brenda disa ditësh.

Stërvitjet në Estoni, të cilat do të zgjasin deri më 3 qershor, u organizuan përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia, raporton BBC.

Stërvitja po zhvillohet 64 km nga baza më e afërt ushtarake e Rusisë.

Ushtar i NATO-s

Rreth 15,000 trupa janë të përfshirë në stërvitjen në Estoni, duke e bërë atë një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të mbajtura në vend që nga viti 1991.

Ajo synon të simulojë një sulm nga Rusia në Estoni.

NATO tha se qëllimi i stërvitjeve është të “rrisë gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë” e forcave të saj.

Kurse, Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën apo Suedinë, por një zgjerim ushtarak pranë kufirit të saj do të kërkonte një reagim. /Shqip.com