Lajme

Fillon mbledhja e parë e përbashkët e dy kuvendeve shqiptare

Mbledhja e parë e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë ka filluar.

Deputetet nga Kosova tashmë kanë arritur në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë ku edhe do të mbahet mbledhja.

Kryetari i Kuvendin të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga homologia e tij shqiptare, Lindita Nikolla.

Konjufca dhe Nikolla është njoftuar edhe me ekspozitën që është bërë në hapësirën e jashtme të Kuvendit të Kosovës me rastin e festës kombëtare të 28 nëntorit.

Kujtojmë se mbledhja është paralajmëruar që të mbahet nga ora 10:00 deri në orën 11:25.

Hapjen e kësaj mbledhje do ta bëjnë fjalimet e dy kryekuvendareve shqiptarë.

Pas tyre, kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të mbajnë fjalimet e tyre përshëndetëse.

Krahas kësaj, fjalën në këtë mbledhje parashihet që ta kenë edhe shefat e grupeve parlamentare të të gjitha partive që tashmë kanë ulëse në kuvende.

/Shqip.com