Lajme

Fillon heqja e shtëpizave reklamuese në parqet e Prishtinës

Prishtinë

Ka filluar heqja e shtëpizave reklamuese në parqet e gjelbrat të Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur, Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, se aksioni ka ndodhur në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

“Aksione të tilla, të cilat kanë për qëllim lirimin e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në të ardhmen prandaj si Drejtori e Inspeksionit vlerësojmë se mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve është jetik në synimin tonë të përbashkët për transformimin e Prishtinës”, ka shkruar ai.

Dushi, gjithashtu ka thënë se gjatë ditës Drejtoria e Inspeksionit. ka asistuar edhe lirimin dhe pastrimin e trotuarit përgjatë rrugës “Tirana” në Prishtinë./Shqip.com

Prishtinë
Prishtinë
Prishtinë
Prishtinë
Prishtinë