Sport Shqiptar

Fillon faza “e nxehtë” e kampionatit

Kampionati i Kosovës në basketboll ka hyrë në fazën përfundimtare.

Peja-Ylli, sfidë kjo që luhet sonte në ‘Karagaçi’ të Pejës, është gjysmëfinalja e parë e play-off-it.

Pejanët garat e rregullta i mbyllën në vendin e dytë duke u kualifikuar direkt në gjysmëfinale të “PlayOff-it”, derisa Ylli e mposhti Vëllaznimin në të dyja ndeshjet për të prekur gjysmëfinalet.

Dueli mes Pejës dhe Yllit, pritet të karakterizohet me rivalitet të madh, sepse është e qartë që dy skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj gare.

Skuadra e cila arrin tri fitore kalon në finalen e madhe të play-off-it. ndeshja Peja-Ylli fillon në orën 20:30.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Sigal Prishtina – Trepça.

/Shqip.com