Fillon ‘Big Brother Vip Albania’
Reality show më i madh shqiptar ka filluar sonte në Top Channel.
Pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të bëhen 14 banorë, të cilët janë duke u prezantuar.
Deri më tani janë zbuluar dy banoret e para, ato janë aktorja Arjola Demiri dhe gazetarja e njohur Paloma.
Tanimë është futur edhe banori i parë, Ilir Shaqiri, balerini i njohur shqiptar.
Po ashtu dy opinionistët e këtij reality show do të jenë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.
Banorët do të rrinë të mbyllur për 100 ditë në shtëpinë më të famshme të momentit, e cila do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë.
Këtë vit, moderatorja, Arbana Osmani bën me dije se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.
E vëmendje të madhe është duke marrë edhe moderatorja, Arbana Osmani me fustanin e markës së njohur “Magda Butryum” i cili kap vlerën e afër dy mijë eurove./SHQIP.com