Sport

Fillojnë punimet në ndërtimin e Palestrës Sportive në Zhegër

Kanë filluar punimet në ndërtimin e Palestrës Sportive në Zhegër.

Pas nënshkrimit të kontratës për projektin e palestrës sportive në Zhegër, në këtë vend tashmë kanë filluar punimet.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet intensive në fushën e sportit.

Për të parë nga afër punët në palestër, pjesëmarrës ishte edhe Kryeminstri, Albin Kurti, ku ka theksuar se Qeveria ka ndarë fonde për ta përmbyllur me sukses këtë projekt, duke vlerësuar gjithashtu kontributin që Zhegra i ka dhënë jo vetëm historisë dhe ekonomisë, por edhe kulturës e sportit.

Kurti ndër të tjera tha se është obligim i Qeverisë që të investojë si në sport ashtu edhe në aktivitetin shoqëror të këtij vendi.

“Njëkohësisht, Qeveria është duke punuar për të nisur projekte të reja kapitale me qëllim të shtrirjes së infrastrukturës sportive në tërë territorin e Kosovës”, deklaroj Kryeministri.

Ky projekt ishte nisur nga komuna e Gjilanit, në bazë të një memorandumi mirëkuptimi me MKRS por për shkak të parregullsive me komunën dhe me pagesat, Operatori Ekonomik e kishte shkëputur kontratën.

Punimet kanë rifilluar të premten, pasi gjatë këtij viti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur tender për një Operator Ekonomik të ri për vazhdim të projektit. Kontrata është nënshkruar më 22 dhjetor 2021, për projektin aktual në vlerë prej 1.2 milion euro./SHQIP.com