Lajme Botë

Fillojnë evakuimet në Filipine pasi tajfuni “Noru” ka filluar nga lindja

Pjesa më ë madhe e Filipineve është në gatishmëri pasi një tajfun ka filluar në ishujt lindor duke shkuar drejtë perëndimit.

Siç ka raportuar BBC, parashikuesit kanë thënë se tajfuni i quajtur “Noru” përfshinë erëra deri në 240km/h dhe mund të shkaktojë rrëshqitje dheu, përmbytje të mëdha, valë të rrezikshme stuhie të cilat mund ta përfshijnë edhe kryeqytetin Manila.

Parashikuesi i motit Robin Gile i tha agjencisë së lajmeve AFP se shpejtësia e saj në rritje ishte “e pashembullt” ndërsa, njerëzve në zonat me rrezik të lartë u është thënë të evakuohen.

Shërbimi i motit në Filipine ka lëshuar një sinjal ere pesë për Luzon, niveli më i lartë i paralajmërimit që shënon Noru si një super tajfun.

Shefi i policisë kombëtare Gjeneral Rodolfo Azurin u kërkoi njerëzve t’u binden urdhrave të evakuimit.

Në provincën Quezon, në lindje të Manilës, peshkatarët janë penguar të shkojnë në det dhe ka pasur njoftime për disa zona pa energji elektrike. Po ashtu, fluturimet dhe shërbimet e trageteve janë anuluar.

Mijëra vullnetarë po vëzhgojnë nivelin e lumenjve, urave dhe maleve për rrëshqitjet e dheut, të cilat mund të pengojnë përpjekjet e shpëtimit, tha Dik Gordon, kryetari i Kryqit të Kuq Filipinas.

Gorden tha se informacioni do të jetë vendimtar në gjetjen e ndihmës atje ku duhet.

Filipinet, një arkipelag prej më shumë se 7.000 ishujsh në Oqeanin Paqësor, janë shumë të pambrojtur ndaj stuhive.

Rreth 400 njerëz vdiqën kur Tajfuni Rai goditi vendin në dhjetor  të vitit 2021./Shqip.com