Kulturë

Filharmonia mban koncert në Gjakovë

Ilustrim/ Filharmonia e Kosovës në koncert

Filharmonia e Kosovës do të mbajë të premten një koncert në Gjakovë.

Ky koncert po mbahet në kuadër të programit “Filharmonia në Lëvizje”.

Sipas njoftimit, koncert do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”, duke filluar nga ora 20:00.

“Koncerti me vepra nga Brahms, weber dhe Dvorak organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi”, të premten më 31 mars 2023 prej orës 20:00. Në rolin e solistit do të paraqitet klarinetisti i talentuar Ardit Ibrahimi ndërsa koncerti do të dirigjohet nga Lirjona Sylejmani”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës.

Koncerti do të jetë i hapur për publikun.

/Shqip.com