Kulturë

Filharmonia e Kosovës me koncert në Pejë e Prizren

Ilustrim/ Filharmonia e Kosovës në koncert

Orkestra e Filhramonisë së Kosovës, do të mbajë koncert në Pejë.

Koncerti vjen në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, dhe do të mbahet me vepra nga Grieg, Svendsen, Mulliqi, Beqiri dhe Zymberi.

Koncerti do të organizohet në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, të premten më 5 maj prej orës 20:00 në drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.

Ndërkaq, do të vazhdojë edhe në Prizren më 6 maj, nga ora 20:00.

Në Prizren, organizohet në Autostrada Hangar.

/Shqip.com