Kulturë

Filharmonia e Kosovës mban koncert nën drejtimin e dirigjentit të njohur

Ilustrim/ Filharmonia e Kosovës në koncert

Të mërkurën Kori i Filharmonisë së Kosovës, do të mbaj koncert në drejtimin e dirigjentit të njohur nga Letonia.

Siç ka njoftuar Filharmonia e Kosovës dirigjenti Ēriks Ešenvalds, do ta drejtoj Filharmoninë në një koncert “si asnjëherë më parë”.

“Ešenvalds është një prej kompozitorëve më të interpretuar në botë dhe inspirimin për disa prej veprave të tij e ka gjetur edhe tek muzika, kultura dhe tradita shqiptare”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, “Legjenda për gruan e murosur” është prej veprave që do të jetë pjesë e këtij koncerti që njëherësh do të përmbyll edicionin e 5-të të “Pri Vocal Fest”.

Koncerti mbahet në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë prej orës 20:00.

/Shqip.com