Kulturë

Filharmonia e Kosovës mban koncert kundër dhunës me Bazë Gjinore

Filharmonia e Kosovës

Fushata “16  Ditët të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, po vazhdon në vend.

Në nder të kësaj fushate, në mesin e shumë aktiviteteve të organizuara, është edhe koncerti i Filharmonisë së Kosovës.

Në kuadër të fushatës, Orkestra e Filharmonisë së Kosovë organizon koncert  në drejtimin e dirigjentit Chris McCracken.

Koncerti do të mbahet me 07 dhjetor 2022 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

/Shqip.com