Kulturë

Filarmonia e Kosovës do të kremtojë 20-vjetorin në skenën e TKOB

Filarmonia e Kosovës do të kremtojë 20-vjetorin në skenën e TKOB
Filarmonia e Kosovës do të kremtojë 20-vjetorin në skenën e TKOB

Teatri Kombëtar i Operës e Baletit do të mirëpresë Korin e Filarmonisë së Kosovës, në 20-vjetorin e krijimit të tij.

Nën udhëheqjen e dirigjentit dhe kompozitorit të mirënjohur Rafet Rudi, Kori i Filarmonisë së Kosovës, do japë një koncert për artdashësit e Tiranës. Me pjesëmarrjen e violinistes së njohur, Sihana Badivuku, Kori i Filarmonisë së Kosovës do të vijë me një performancë mbresëlënëse, përfshirë interpretimin e veprës “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor nga Rafet Rudi, si dhe një repertor me vepra nga Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi, Eric Whitacre, Ko Matsushita, Baki Jashari dhe Eriks Esenvlads.

Mos e humbisni këtë koncert, i organizuar në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Korit të Filarmonisë së Kosovës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional midis Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

/Shqip.com