Rozë

Fifit i del jashtë kontrollit xhelozia e madhe ndaj Granitit

Big Brother VIP

“Big Brother Vip” tashmë ka disa javë që ka filluar ku edhe banorët janë ambientuar me njëri-tjetrin.

Pjesë e kësaj shtëpie është edhe këngëtarja e njohur Filloreta Raqi-Fifi, e cila është njëra ndër personazhet më të përfolura.

Tanimë Fifi ka harruar xhelozinë ndaj banoreve të vjetra për Granitin, pasi është rikthyer për ato të rejat.

Gjatë ditës Graniti po argëtohesh në pishinë me njërën nga banoret e reja, Sara Berishën, i cili i mësoj asaj një lojë që e bënë me Fifin -kjo e fundit e ka vënë re dhe nuk i ka pëlqyer aspak.

“E ka një trip me patate, e bënë edhe me këtë të rejën më këtë pilifincen këtu” i thotë Fifi-Monikës duke ofenduar.

Ajo i ka thënë ish-futbollistit nga Kosova që nëse vazhdon e bën sërish me Sarën, atëherë atë lojë më me Fifin s’do e bëjë, derisa Graniti ka filluar të qesh me të.

Ndryshe, javën e kaluar Graniti i tha Fifit se e sheh thjesht si shoqe e motër, por jo se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

Pas kësaj, Fifi ka reaguar keq dhe është dashur që të kërkojnë ndihmën e doktorit./SHQIP.com