Rozë

Fifi uron në mënyrë të veçantë të dashurin për ditëlindje

I dashuri i këngëtares së njohur kosovare Filloreta Raçi (Fifi), Adis Patushi, sot ka ditëlindjen.

Fifi, ka uruar në një mënyrë shumë të veçantë Adisin, të cilin e ka bërë publike permës një video në Instagram.

“Adisin Fifi e do shumë. Gëzuar Ninxha im, gëzuar o ma i bukri botës, më gjete dashni dhe ka met rujt tan jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër”, ka shkruar ajo në Instagram.

Fifi dhe Adisi ka kohë që e kanë konfirmuar lidhjen së bashku, për të cilën këngëtarja edhe është kritikuar mjaft shumë.