Rozë

Fifi tregon emrin që do t’ia vendos djalit të saj

Fifi

Nga 5 tetori këngëtarja nga Ferizaj, Fifi ka nisur rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania.

Ky edicion i parë VIP, i drejtuar nga Arbana Osmani ka mbledhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri plot 13 banorë të cilët janë me profesion: balerinë, aktorë, gazetarë si dhe ish-futbollistë.

Ata tashmë kanë filluar ta ndjejnë afërsinë më njëri-tjetrin dhe po tregojnë edhe gjëra nga më personale.

Së fundmi, në një bisedë me Semin, Donaldin dhe Beniadën, këngëtarja nga Kosova u shpreh se ka shumë dëshirë të bëhet nënë, derisa Donaldi i tha se më shumë e sheh nënë të një djali.

‘Big Brother VIP Albania’

Fifi gjithashtu tregoi se ka menduar edhe emrin për djalin e saj tashmë e disa vite.

“Unë jam shumë gati të bëhem nënë, mezi po pres. Edhe nëse ndodh padashje, do e mirëprisja. Ka vite që e kam menduar emrin e djalit. Do e quaja Gegë”- tregoi këngëtarja.

Fifi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është duke u përfolur për një afrimitet të madh me ish-futbollistin , Granit Cana.

Dyshja kanë deklaruar se nuk e shohin njëri-tjetër si shokë dhe gjithçka janë duke ia lënë kohës./SHQIP.com