Rozë

Fifi pjesë e “Big Brother VIP”

Filloreta Raci-Fifi

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Fifi është një nga emrat që është përfolur sa i përket pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”.

Deri më tani ishin vetëm aludime, por që tashmë që Fifi do të jetë pjesë e saj është konfirmuar nga mediat në Shqipëri.

Se Fifi do jetë pjesë e formatit, ka lënë të kuptohet nga postimet e fundit në Instagram, ku ajo është shfaqur në një hotel, pa treguar se në cilin, teksa fotot i ka fshirë më pas.

Kjo është një procedurë rutinore për të gjithë konkurrentët që 24 deri në 48 orë para nisjes së aventurës izolohen për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe përgatitjes paraprake.

Këngëtarja, Fifi,

Kjo është treguar edhe nga moderatorja e emisionit, Arbana Osmani.

“Prej 24 orësh të gjithë banorët janë izoluar në dhoma të veçanta në hotel, pa telefon dhe pa mundësinë për të komunikuar me askënd përveç produksionit”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu, ajo shtoi se të gjithë Vip-ave do të iu bëhen një sërë testesh mjekësore, psikologjike por edhe trajtime spa e bukurie që të jenë gati për sfidën që i pret ata në këta muaj.

Moderatorja, Arbana Osmani

“Ata do t’ju nënshtrohen në vijim një seri testesh mjekësore, psikologjike dhe trajtime terapeutike, ka përfunduar Arbana./SHQIP.com