Rozë

Fifi përlotet në BBV: Unë e mbaj familjen, dua të di si janë dhe a kanë nevojë për diçka

Këngëtarja, Fifi

‘Big Brother Vip” po vazhdon që të sjelle emocione të shumta për personat që janë duke ndjekur.

Mbrëmë është mbajtur edhe nata e katër e këtij spektakli ku është bërë edhe eliminimi i parë, e që ishte shkrimtari Elhaid Cufi.

Pas kësaj kanë filluar edhe diskutimet për raportin e Fifit me Granit, ku pas kësaj ajo u emocionua dhe foli edhe për familjen e saj.

Ajo tha se është mërzitur pasi që ka 10 ditë që nuk ka kontaktuar më familje dhe nuk e din si janë

“Kisha parë ëndërr një natë përpara dhe mundohesha të kujtoja se çfarë kam, sot në mëngjes më pas më është kujtuar ëndrra që kam parë. Ndërkohë kam edhe një çikë presion prej pjesës  që kam 10 ditë pa kontaktuar me të familjes, qysh i kam lënë ata jashtë. Njerëzit që më njohin mua e dinë që unë e mbaj familjen dhe më mungon të folurit me nënën time edhe babain tim. Realisht, po dua të di a janë mirë edhe a kanë nevojë për diçka”, ka thënë mes lotësh këngëtarja nga Kosova.

Ndërkohë ka qenë prezantuesja e programit, Arbana Osmani, ajo e cila e ka qetësuar Fifin duke i kumtuar lajmin se familja e saj janë mirë dhe familjet e të gjithë banorëve janë mirë.

“Të gjithë janë shumë mirë edhe mos u shqetësoni ju lutem asnjëri për botën jashtë, e di që është shumë e vështirë që të qëndroni brenda pa kontakte. Të gjitha janë shumë mirë, ju duan fort, ju ndjekin gjithë kohës dhe na shkruajnë gjithë kohës”, ka thënë Arbana Osmani.

Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.

Ata po qëndrojnë  në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh./SHQIP.com