Rozë

Fifi për herë të parë poston fotografi me babain

Këngëtarja Fifi është e njohur për jetën e saj të cilën nuk heziton që ta tregojë, shkruan SHQIP.

Aj e paraqet vetën si një person pa komplekse dhe si e tillë është shumë e dashur nga fansat e shumtë të saj.

Lidhjen më fansat e saj ajo e mbanë edhe përmes rrjeteve sociale, dhe jo vetëm duke sjellë këngë të reja.

Së fundi ajo ka prezantuar fansat më babin e saj, i cili duket aq zotëri dhe i kuruar në çdo detaje.

Ajo ka treguar se që nga fillimi i karrierës së saj, ka pasur mbështetje nga babi dhe e sheh atë si një pikë të fortë të saj.

Ndërsa, sa i përket jetës profesional, Fifi ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri.

Vlen të ceket se këngëtarja ka kohë që është ndarë nga i dashuri i saj, dhe ka treguar se është rahat me veten.

Fifi ka folur aq shumë për personin që kishte në krahë saqë është bërë shkas për hitet dhe baladat e saj të bukura ndër vite. /SHQIP.com