Fifi për Adriana Matoshin: Njeriu më i fortë e më e guximshme që kam njohur
Gjatë ditës së djeshme, aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi është operuar më sukses.
Kjo pasi ajo ka larguar tumori në tru, i cili i është rikthyer pas nëntë vitesh.
Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet në përkrahje të artistes nga Gjilani, derisa një gjë e tillë po vazhdon akoma.
Së fundmi një reagim u bë nga këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, e cila po pret me padurim që të takohet me Matoshin.
Ajo ka thënë së është duke e pritur aktoren e saj të preferuar.
“O jeta ime. Oj energji e pastër. Jam duke mbaruar që të përqafoj e të marrë erë. O njeri më i fortë e më e guximshme që e kam njohur ndonjëherë. Jam duke të pritur me zell e dashuri kur të kthehesh me pi çaj rusi edhe me bo muhabet plot se kemi shumë me fol.. plus më duhen këshillat e tua. Oj aktorja ime e preferuar që ma rrëqeth mishin sa herë të shoh. Të dua shumë”, u shpreh ajo.
Ndryshe, Fifi ka një javë që është larguar nga Big Brother VIP në arsyetimin se ka nevojë që të kujdestë për vetën e saj dhe qëndrimi aty nuk është duke i bërë mirë më./SHQIP.com