Rozë

Fifi merr propozimin për martesë në skenën e DWTS

Gjysmëfinalja e “Dancing With The Stars” ka qenë e mbushur me emocione për të gjithë konkurrentët, por sidomos për njërën në veçanti.

Fifi mori propozimin për martesë në skenën e DWTS.

Teksa Fifi performoi një këngë live, Adis Patushi u shfaq papritur në skenë.

Me një unazë në dorë, ai iu ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë.

“Je shumë e bukur, a do të martohesh me mua”, ishte pyetja që ai i bëri Fifit.

E përlotur dhe e emocionuar nga surpriza, Fifi tha “Po!”

/Shqip.com