Rozë

Fifi “mbulohet” me para në koncert, publikohet video

Filloreta Raçi e njohur me emrin artistik Fifi është një nga këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare.

Ajo është përherë aktive që fansave t’iu dhurojë këngë të reja. Ndaj, edhe është bërë një nga emrat më të kërkuar për koncerte.

Jo rrallë Fifi publikon video nga mbrëmjet që mban ku tregon atmosferën që krijon bashkë me fansat e saj.

Fifi

Së fundmi sipas disa pamjeve këngëtarja ishte pjesëmarrëse në një koncert ku shihet se është mbuluar me para.

Ndryshe, Fifi para disa muajsh ka konfirmuar lidhjen me biznismenin shqiptar Adis Patushin, ish-bashkëshortin e Adrola Dushit./Shqip.com

Fifi në koncert