Rozë

Fifi flet për raportin me Granitin pas daljes nga BBV

Fifi dhe Graniti

Filloreta Raçi është këngëtarja e njohur që po flitet shumë në faqet rozë.

Ajo pas daljes nga Big Brother Vip ka folur për herë të parë për raportin që ka me Granit Canën në emisionin ‘Fan Club’.

“E kam takuar shumë herë. Jemi miq të mirë dhe më vjen shumë mirë që e kam takuar”.

“Jemi tipa shumë të kundërt dhe nëse do lidheshim nuk do funksiononte. Më mirë që ndodhi siç ndodhi”, u shpreh ajo.

Dyshja përndryshe sa ishin pjesëmarrës në shtëpinë e famshme filluan pëlqimin për njëri-tjetrin.

Por, raporti i tyre filloi të ftohej pasi modeli nga Kosova u shpreh se e konsideron vetëm si motër./SHQIP.com