Rozë

Fifi është në pritje të ëmbël

Fifi

Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raci e njohur ndryshe me emrin artistik, Fifi së fundi ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.

Lajmin e ka dhënë vetë artistja në natën e tretë të  Festivalit të Këngës.

 Ajo ka thënë se përgjegjësi e saj në këtë festival ka qenë e dyfishtë pasiqë nuk ka kënduar vetëm, por me fëmijën e saj brenda.

Kanë kaluar një vit që kur Fifi është në një lidhje dashurie me Adis Patushin ndaj të cilit asnjëherë nuk mungojnë dedikimet romantike.

Festivali i Këngës është festivali i 61-të që po mbahet në Radio Televizionin Shqiptar.

Ndërsa, për Eurovizion, Fifi po garon me këngën “Stop”.

/Shqip.com