Rozë

Fifi e shpëton Granitin dhe e dërgon në nominim Donaldin me Arditin

Fifi

Mbrëmë është mbajtur spektakli i “Big Brother VIP” ku ka pasur edhe eleminime.

Ishte Sabiani ai që u largua, por që me pas u shpëtua nga bileta e kthimit.

Pas kësaj kanë filluar dhe nominimet e kësaj jave e që ishin krejtësisht ndryshe.

Spektaklin e kaluar ato u bënë në sy të njëri-tjetrit, por kësaj radhe produksioni kishte vendosur që ato t’i bënte në dhomën e rrëfimit, ku secili banorë duhej të propozonte dy emra dhe dy arsye rreth nominimeve.


Personat që morën më së shumti vota ishin: Graniti dhe Arditi.

Mirëpo, duke qenë se Fifi ishte e preferuara e publikut, ajo kishte të drejtë të zëvendësonte njërin nga ta me një banor tjetër.

Këngëtarja nga Kosova ka zgjedhur që në vend të Granitit ta çojë në nominim me Arditin, aktorin, Donald Veshaj.

Ajo bërë këtë veprim pavarësisht që u kërkua nga Graniti që të mos e bentë./SHQIP.com